Aktuale

Reshjet e shiut shembin urën në Malishevë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë qytete të Kosovës. Por në disa fshatëra ka pasur edhe dëme të tjera.

Në fshatin Balincë të komunës së Malishevës, që lidhet me magjistralen Prishtinë-Pejë, është shembur një mur i një ure që lidhte fshatrat e këtij qyteti, shkruan Express. Dheu i shembur ka bllokuar një pjesë të rrugës në atë zonë.

Qytetarët e asaj zone i kanë dërguar gazetës foto ku tregohet gjendja e rrugës pas shembjes së murit.