Aktuale

Reshjet e borës, Ministria e Transporteve: Kjo është situata e rrugëve, ja ku duhen përdorur zinxhirët

Ministria e Transportit informon se nga komunikimi me Drejtoritë e Rajoneve, situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Në shumicën e akseve të këtij Rajoni qarkullohen pa zinxhirë. Qarkullohen me zinxhirë vetëm në ato akse dhe segmente ku ka prani të ngricave në rrugë. Po vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, për shkak të reshjeve që kanë rënë ditën e djeshme dhe që vazhdojnë të bien në disa zona.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht, përveç segmenteve Qafë Mollë – Bizë dhe Vilat Qeveritare – Antenat.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës, ka pasur reshje bore gjatë natës, rreth 5cm. Qarkullohen me zinxhirë akset K/Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Qafa e Qarrit, dhe aksi Liqenas – Dogana Goricë.

Në Llogora ka pasur pak reshje bore, që janë pastruar dhe qarkullimi është pa probleme. Pa probleme qarkullohet edhe në Muzinë. Edhe në akse të tjera të këtij Qarku nuk ka probleme për qarkullimin.

Bashkëngjitur tabela me situatën në akset kombëtare, sipas qarqeve.