Gjatë ditës së martë, 10 janar 2017, moti në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura. Priten reshje dëbore të dobëta në pjesën veriore dhe lindore deri në kuota të ulëta.
Era do të jetë me drejtim Verilindje–Juglindje 1-15m/sek. Mjegullinë nëpër lugina. Deti i forcës 4 me lartësi vale 3.0metër. Temperaturat minimale sërish nën 0 grad në të gjithë territorin. Ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen të jenë:
Vendet malore -17° /-5°C
Vendet e ulta -8° /5°C
Vendet bregdetare -6° /8 °C