Zv.presidentja e AKR-së, Albena Reshitaj, gjatë një tubimi në fshatin Mushtisht të Suharekës, ka akuzuar ata që po përdorin luftën çlirimtare nëpër fushata elektorale, për përfitime partiake.
Numri 30-të i Listës LDK-AKR-Alternativa, që njëherit është edhe stërmbesa e patriotit kombëtar Ramë Bllaca, tha patriotizëm sot është strategjia për mbajtjen e rinisë kosovare këtu dhe mos të ikin jashtë.
“Patriotizmi më i madh sot është zhvillimi ekonomik. T’i jepet mundësi rinisë këtu, e jo ta kërkojnë atë jasht vendit. Ky do të ishte patriotizmi jonë”, ka deklaruar Reshitaj.
Më poshtë mund të ndiqni një pjesë nga fjalimi i saj në Mushtisht!