Rajon & Botë

Republikani Paul Ryan sërish kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Presidenti republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan u rizgjodh sot në postin e tij duke konfirmuar pozitën e burrit të hekurt të Kongresit dhe të bashkëbiseduesit të privilegjuar të Donald Trump.

Deputetët e Dhomës së Ulët të Kongresit votuan me 239 vota në favor të tij nga 189 vota për demokraten Nancy Pelosi.

Paul Ryan, 46 vjec, i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka bërë në Kongres ka qenë kandidat për zëvendëspresident në vitin 2012.

Marrëdhëniet e tij me Donald Trump kanë pasur ulje ngritje. Gjatë fushatës, ai u distancua për shkak të gjuhës dhe deklaratave të Trump duke i cilësuar disa prej deklaratave të tij si rraciste.