Në një deklaratë, organizatorët e fushatës së Trump kanë pranuar se presidenti Obama ka lindur në SHBA.
Kandidati republikan ka qenë prijës i lëvizjes “birther” që vinte në pyetje shtetësinë e Obama-së në Hawaii, shkruan BBC.
Por fushata e tij tani akuzon rivalen demokratike Hillary Clinton për ‘shpifje’ gjatë konkursit të nominimit në garën e kandidatit demokratik në vitin 2008.
Nuk ka dëshmi që ndërlidhin Clinton me ‘birthers’, transmeton KosovaPress.
Tags:Donald Trump