Kjo ishte një nga fushatat më përçarëse në historinë moderne të politikës amerikane.
Republikanët mbrojtën ulëset e Senatit në shtete si Pensilvania, Karolina e Veriut, Florida dhe Nju Hempshir, ku një pjesëmarrje e konsiderueshme e demokratëve kishte potencialin që të shkonte kundër kandidatëve të tyre.
Por, në vend të kësaj, republikanët arritën të siguronin pragun prej 52 me 48, në dhomën e lartë prej 100 anëtarësh, një rënie prej dy ulësesh, por ende e mjaftueshme për të marrë vota të rëndësishme ndaj rivalëve të tyre demokratë.
“Pas tetë vitesh të administratës Obama, njerëzit amerikanë kanë vendosur për një drejtim të ri për vendim tonë. Presidenti i zgjedhur Trump ka një mundësi të rëndësishme që ta bashkojë sërish vendin”, ka thënë udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, nga Kentaki.
“Kam shpresën dhe qëllimin që ne t’ia dalim me sukses në vitet në vijim, duke punuar së bashku me kolegët tanë, për të forcuar vendin tonë dhe sigurinë ekonomike”, ka shtuar ai.
Republikanët arritën ta dominojnë edhe Dhomën e Përfaqësuesve, që përbëhet nga 435 ulëse, dhe kjo parti do ta mbajë edhe kontrollin e kësaj Dhome.