Rajon & Botë

Reporterët pa Kufij: Rritet numri i gazetarëve të arrestuar

Organizata Reporterët pa Kufij në raportin e tyre vjetor bëjnë të ditur se numri i gazetarëve të arrestuar është rritur në vitin 2016 dhe aktualisht në tërë botën 348 gazetarë janë në burg.

Kjo është 6 përqind më shumë se në vitin 2015 në këtë periudhë, thuhet në raport.

Në Turqi aktualisht janë në burg 100 gazetarë çka shënon rritje prej 22 përqind. Numri është katërfishuar pas tentimit për grusht shtet thuhet në raportin vjetor të Reporterëve pa Kufij.

Sipas raportit,  numri i gazetarëve në këtë vit nga 5 sa ka qenë në 2015 është rritur në 21 dhe nga ky numër një e treta janë të arrestuar në Turqi.

Përveç Turqisë, Kina, Irani dhe Egjipti janë vendet në të cilat gjendet dy të tretat e gazetarëve të arrestuar, ndërsa njëkohësisht thuhet në raport numri i gazetarëve të rrëmbyer për dallim nga viti I kaluar ka rënë.

Numri i gazetarëve që janë marrë peng këtë vit shënon 52 ku kryesisht bëhet fjalë për gazetarë lokalë ndërsa vitin e kaluar kanë qenë 61.

Këtë vit të gjithë gazetarët e rrëmbyer gjenden në Siri, Jemen dhe Irak ku ISIS mban si pengje 21 gazetarë.

Sipas të dhënave të Komitetit për Mbrojtje të Gazetarëve  pesë vendet e para me numër më të madh të gazetarëve të arrestuar janë Turqia, Kina, Egjipti, Eritreja dhe Etiopia.