August Alsina është bërë i sinqertë në lidhje me shëndetin e tij.
Reperi 24-vjeçar shfrytëzoi Instagramin për të ndarë një video me aktoren Jada Pinkett Smith, duke treguar se ai po lufton me një sëmundje që ka prekur rëndë mëlçinë e tij, transmeton Klan Kosova.
“Kam një sëmundje të mëlçisë ku sistemi im autoimun po lufton kundër vetvetes”, ka thënë August. “Realiteti është se unë jam i sëmurë gjatë gjithë kohës. Do të doja të flisja për të dhe nuk po kërkoj simpatinë e askujt”.