Reperi shqiptar është bërë nostalgjik.
Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është kthyer në kohë, shkruan lajmi.net.
Atë si duket e ka kapluar malli për kohën kur ishte fëmijë, andaj e ka publikuar një foto të vjetër në të cilën shihet me një burrë që me gjasë është babai i tij.
Mozzik sikur është bërë më i ndjeshëm tash kur është bërë vet prind. Ai dhe Loredana janë prindër të një vajze e cila quhet Hana.
Çifti duken më të lumtur se kurrë pasi vogëlushja ua ka kompletuar familjen./Lajmi.net/