Reperi i njohur, i cili është nominuar për çmimin “Grammy”, është arrestuar nga autoritetet e SHBA-së.
Reperi 21 Savage është duke u mbajtur i mbyllur pa pasur kontakt me botën e jashtme, transmeton lajmi.net.
Ai është marrë në paraburgim nga autoritetet e emigracionit në SHBA para tre ditësh dhe sot ka ardhur një reagim nga menaxheri i tij Stone Mezzy.
“I kam thënë për mbështetjen që është duke marrë dhe kjo gjë e bëri të lumtur, ju falenderoj të gjithë për suportin”, ishin fjalët e tij në Twitter.
21 Savage u arrestua të dielën pasi u zbulua se në të vërtetë është refugjat. Ai u ndalua nga Dapartamenti i Emigrimit, pasi ka lindur në Angli dhe viza me të cilën ka emigruar në SHBA kishte skaduar që në 2006-ën. Madje atë vit ai ishte kthyer sërish në Angli, për tu kthyer disa muaj më vonë sërish në Amerikë, në mënyrë të paligjshme./Lajmi.net/