Reperi i njohur Juelz Santana, i ka propozuar në skenë të dashurës së tij të kamotshme.
Reperi nga Harlem, Juelz Santana i ka propozuar të dashurën para një numri të madh të të pranishmëve në paraqitjen e tij në Apollo Theater, shkruan lajmi.net.
“Kjo është zonja ime, ajo ka qenë me mua për kohë të gjatë. Të dua zemër. Je mbretëresha ime dhe këtë e them këtu para të gjithëve”, ishin fjalët e tij para miqve dhe adhuruesve.
Më pas ishte Kimbella e ka publikuar një foto në Instagram pranë të cilës është shprehur e lumtur me unazë në gisht.
“Mbrëmje e mirë, e pa harruar’, ka shkruar ajo./Lajmi.net/