ShowBiz

Reperët shqiptarë vjedhën këngën e “Messit” (Video)

Ka vëtëm disa orë që është publikuar bashkëpunimi i reperëve shqiptarë, Ledri, Gjiko, Lumi B dhe Skerdi.

Kënga e tyre “Messi” erdhi si befasi, pasi lajmi për këngën u dha vetëm disa orë para se të publikohej, por kënga e tyre po del të mos jetë aspak orgjinale.

Magazina.al, ka zbuluar se kënga e tyre është identike me këngën e reperit të huaj Dappy, e cila mban po të njejtin titull që reperët shqiptar i kanë vendosur këngës “Messi”.

Kënga pothuajse nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e reperit Dappy, përveç fjalëve të cilat janë në gjuhën shqipe.

Dappy këngën e kishte publikuar në korrik të këtij viti, ndërsa tek kënga e reperëve shqiptarë e cila u publikua sot, nuk figuron asnjë emër i autorit të këngës.