Kryeministri italian, Matteo Renzi deklaroi sot në Firence se ishte i bindur në fitoren e referendumit të 4 dhjetorit për reformën kushtetuese, pavarësisht sondazheve që nuk e favorizonin një gjë të tillë.
Të gjitha sondazhet tregojnë deri tani për një fitore të ”jo”-së. Ato shkojnë deri në 52,4 për qind të mosmiratimit publik për këtë reformë, shtuar këtu edhe një numër shumë të madh të pavendosurish.
“Ne e dimë se çfarë thonë sondazhet”, deklaroi Renzi në mbyllje të një manifestimi treditor të organizuar nga përkrahësit e ”po”-së.
“Por, ju u besoni sondazheve apo besoni te vetja dhe te ajo se çfarë mund të bëni? Unë besoj te ju… për më tepër jam i bindur në fitore”, theksoi Renzi për mbështetësit e tij.
Referendumi i 4 dhjetorit bëhet për heqjen e një numri kompetencash si Dhomës së Lartë të parlamentit ashtu dhe rajoneve.