Aktuale

Rëndohet situata në Spitalin e Pejës: 10 pacientë në gjendje të rëndë me COVID-19

Spitali Rajonal i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 68 pacientë me COVID-19 ku 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ky spital tutje ka njoftuar se kanë kryer edhe shërbime të tjera mjekësore. Në njoftim theksohet se për 24 orë janë kryer 4 operacione ndërsa trajtim emergjent kanë marrë 250 persona./FaktePlus

Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:

4 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 3 dhe kanë lindur 2 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

237 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3041analiza.

64 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 20 Rëntgen, 28 EHO dhe 16 CT-ja.

1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 68 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 59 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.