Numri ditor i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në nivelin më të lartë në gati një javë pasi 2,474 persona vdiqën gjatë 24 orëve të kaluara.
Deri të mërkurën në mëngjes, 45,435 amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë muajin e kaluar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Vetëm për një ditë, në këtë shtet u regjistruan 26,558 raste të reja të infektimit dhe kështu shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 827,093.
Këto shifra i vendosin Shtetet e Bashkuara bindshëm në vendin e parë në botë, para Italisë, Spanjës e Francës.