Aktuale

Rëndohet gjendja në Fushë-Kosovë, uji ka mbuluar tërësisht veturat e banorëve

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, në Fushë Kosovë ka pasur vërshime, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, uji ka mbuluar tërësisht veturat e banorëve në atë pjesë.

Në fotot që janë siguruar shihet se disa vetura në këtë komunë janë mbuluar nga aju.

Ndërsa, si pasojë e gjendjes së krijuar, banorët janë evakuar me barka, ndërsa policia u ka dal në ndihmë atyre.

Në Fushë Kosovë tashmë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.