Edhe këngëtarja Remzie Osmani po ecë me kohën.
Epo, duhet, sepse konkurrenca e bënë të vetën. Ndonëse prej më shumë se 30 vitesh në skenë, Remzia po mbahet mirë, njejtë si disa nga koleget e gjeneratës së saj, që kanë vendosur të qëndrojnë stoikisht e ti bëjnë ballë deri në fund skenës e konkurrencës, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja e ka ndryshuar stilin e flokëve, e madje edhe stilin e veshjes.
Tani shfaqet dukshëm më moderne edhe në vidoklipe, ani pse këngët nuk i ka zbavitëse e argëtuese.
Remzie Osmani është edhe në dasma e ahengje, ku kujdeset të këndoj sa më mirë e më gjallë, por edhe të duket sa më bukur.
Në foton e më poshtme, këngëtarja shkëlqen, madje i bënë konkurrencë edhe resë së saj, që po diskutohet shumë.