Arsim & Kulturë

Rektori Lulzim Tafa: Fakulteti i Infermierisë me laboratorë më të avancuar simuluese

Rektori i Kolegjit AAB, prof . dr. Lulzim Tafa, me stafin e tij përcjellës sot vizitoi Laboratorin e Fakultetit të Infermierisë të këtij institucioni.

Rektori Tafa ka thëne se krahas ligjëratave teorike, për studentët e Fakultetit të Infermierisë kemi krijuar edhe ambiente të mira për punë praktike profesionale.
“Laboratori i këtij fakulteti është pajisur me pajisje më të avancuar simuluese nga fusha e infermierisë. Me pajisjet “manikenet” stimulues studentët kanë mundësi konkretizimi të çdo procedure infermierore dhe teknike” tha Tafa.

Ndërsa dekani z. Idriz Sopjani, shtoi se laboratori në fjalë, përmbyllë të gjitha kërkesat e realizimit të pjesës praktike në kabinete.

Përveç ambienteve të veta, Fakultet i Infermierisë ka nënshkruar edhe një sërë marrëveshje bashkëpunimi me spitale, institucione dhe universitete ku studentëve ju mundësohet praktika profesionale nëpër qendrat spitalore të tyre.

Fakulteti i Infermierisë është hapur në këtë vit akademik. Cikli i studimeve zgjatë 3 vite dhe me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin: Bachelor i Shkencës në Infermieri (BSc).

1-fakulteti-i-infermieris_-me-laborator_-m_-t_-avancuar-simuluese

2-fakulteti-i-infermieris_-me-laborator_-m_-t_-avancuar-simuluese

3-fakulteti-i-infermieris_-me-laborator_-m_-t_-avancuar-simuluese

4-fakulteti-i-infermieris_-me-laborator_-m_-t_-avancuar-simuluese

5-fakulteti-i-infermieris_-me-laborator_-m_-t_-avancuar-simuluese

6-fakulteti-i-infermieris_-me-laborator_-m_-t_-avancuar-simuluese

7-fakulteti-i-infermieris_-me-laborator_-m_-t_-avancuar-simuluese

8-fakulteti-i-infermieris_-me-laborator_-m_-t_-avancuar-simuluese

9-fakulteti-i-infermieris_-me-laborator_-m_-t_-avancuar-simuluese

10-fakulteti-i-infermieris_-me-laborator_-m_-t_-avancuar-simuluese