Aktuale

Rektori i Kolegjit AAB pranon sfidën “Mbill një pemë”

Ambienteve të gjelbëruara të Kolegjit AAB, sot iu shtua edhe një dru më shumë. Duke iu përgjigjur aksionit “Mbill një pemë”, Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, sot mbolli një dru dekorativ në oborrin e kampusit të Kolegjit AAB në Prishtinë.

Ja edhe mesazhi i Rektorit Tafa:

“Duke iu përgjigjur thirrjes së mikut tim, poetit Halil Matoshi, që të mbjell një pemë, sot e mbolla një dru dekorativ në një ambient shumë të frekuentuar nga të studentët.
Kam lexuar diku se “ai që mbjell një pemë, ka mbjellë shpresë”. Uroj që në këtë fushatë të mbillen shumë pemë, që në këtë vend të ketë shpresë! Ky është vendi ynë!”

Rektori Lulzim Tafa, ka përmendur edhe disa nga miqtë e tij poetë e profesorë, për t’ iu përgjigjur aksionit:

” I sfidoj që të mbjellin nga një pemë miqtë e mi, poetë:
Sali Bashota, Adem Gashi, Naime Beqiraj, Rrahman Paçarizi, Jeton Kelmendi, Ismail Syla, Ilire Zajmi,
si dhe profesorët: Fatmir Sejdiu, Hajredin Kuçi, Muhamet Mustafa, Arsim Gerxhaliu”.

the authorBurbuqe Metolli