Aktuale

Rekord rastesh me COVID- 19 në Prishtinë, 324 raste për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 661 raste të reja dhe kanë vdekur 6 pacientë.

Komuna me më së shumti raste edhe sot është Prishtina, e cila në 24 orët e fundit ka shënuar 324 raste të reja me koronavirus.

Tash e disa ditë më radhë Prishtina po radhitet e para për nga numri i madh i rasteve me COVID- 19, andaj edhe po diskutohet karantinimi i saj, gjë për të cilën do të vendoset më vonë.

Por kryetari i kësaj komune, Shpend Ahemti ka thënë që futja në karantinë vetëm e Prishtinës është e kotë./FaktePlus/