Aktuale

Rekord i ri i rasteve me COVID- 19, 13 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë detajet e fundit mbi gjendjen epidemiologjike në Kosovë.

Sipas IKSHPK- së, në 24 orët e fundit janë shënuar 963 raste të reja, 177 të shëruar dhe 13 vdekje.

Rastet pozitive janë nga këto komuna: komuna Prishtinë 347 raste, Ferizaj 102 raste, Podujevë 61 raste, Gjakovë 52 raste, Gjilan 51 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Shtime 34 raste, Prizren 30 raste, Vushtrri 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 24 raste, Lipjan 21 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Rahovec 16 raste, Kaçanik 12 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 10 raste, Klinë 9 raste, Deçan 8 raste, Kamenicë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Novobërdë dhe Shtërpcë./Fakteplus/