Rajon & Botë

Rekord i rasteve me Covid-19 në Maqedoni, 364 të infektuar për 24 orë

Në 24 orët e fundit janë testuar 2140 persona, ndërsa 364 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu janë shëruar 106 persona në 24 orët e fundit.

Në total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 19.777 raste me koronavirus, prej tyre 775 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 15.855 persona.

E në Serbi është raportuar për 152 raste të reja me koronavirus e dy të vdekur./Alsat

the authorGazetaKNN