Video e cila bën reklamimin e një libri gatimi me emrin “Kuzhina e rrugës – hani sikur ju intereson se çka hani”, po del të ketë marrë vëmendje të mjaftueshme për shkak të mënyrës së reklamimit.
Protagonist në këtë reklamë është një familje si çdo tjetër, vetëm se me një perspektivë ndryshe sa i përket gatimit. Ata prezantojnë një përditshmëri që kaplon shumë prej nesh, por që nuk kanë guxim ta thonë.
Sidoqoftë në video thuhet se ky libër nuk është për të gjithë, duke përfshirë njerëzit që mund të ofendohen nga fjalët që përdoren në këtë reklamë. /KosovaPress/