Aktuale

Rehatohen pasagjerët e aeroplanit austriak që ateroi në Beograd

Linja ajrore Austrian Airlines, ka marrë përsipër udhëtimin e pasagjerëve të aeroplanit, i cili nga Viena parashihej të ulej në Prishtinë, mirëpo u detyrua të ndalojë në Beograd.

Të gjithë pasagjerët shkruan Tanjug, janë larguar nga Serbia, pasi që aeroplani mbrëmë ateroi në Aeroportin e Beogradit për shkak të problemeve me motorin, transmeton Klan Kosova.

“Prioritet i kompanisë tonë është siguria e pasagjerëve dhe ne vendosëm që të ulemi në aeroportin më të afërt, për ta kontrolluar motorin.

Një aeroplan i kompanisë Austrian Airlines, i linjës Vjenë – Prishtinë është detyruar që të zbres dhunshëm në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Driton Hyseni nga “Aeroporti i Prishtinës”.

“Fluturimi i mbrëmshëm i “Austrian Airlines” për shkak të problemeve teknike ka qenë i obliguar të aterojë për shkaqe të sigurisë”.

“Një pjesë e madhe e pasagjerëve të kësaj linje janë kthyer nga Beogradi për në Vjenë ku do të udhëtojnë me fluturime të tjera”, ka thënë Hyseni.

Ai shton se janë në kontakt me përfaqësuesit e “Austrian Airlines” për të marrë informata shtesë rreth fluturimit dhe aterimit në aeroportin në Beograd.