Aktuale

Regjisorja Elmaze Nura aderon në AAK

Regjisorja, Elmaze Nura nga sot do të jetë pjesë e partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një njoftim për media të kësaj partie, bëhet e ditur se Nura nga sot zyrtarisht do të aderojë në AAK.

Aderimi i saj do të bëhet sot në orën 14:00, në selinë e kësaj partie, ku mirëseardhje do t’i urojë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj./KP