Rajon & Botë

Regjimi sirian rrethon Aleppon, humb në Palmira

Ushtria siriane të shtunën ka forcuar më tej unazën rreth rebelëve në Aleppo, por pësoi disfatë në qytetin e lashtë Palmira, ku kontrollin e pothuajse gjithë qytetit edhe një herë e mori Shteti Islamik.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, luftëtarët e Shtetit Islamik kanë hyrë sërish në qytetin e lashtë sirian Palmira, ku ata ishin të detyruar të largohen nga aty tetë muaj më parë.

“Pas progresit të shpejtë, tani kontrolloi i shumicës së Palmiras, është nën xhihadistët e Shtetit Islamik, përveç pjesës jugore”, tha Rami Abdel Rahman, drejtor i Observatorit, raporton AFP.

Aktivisti i Rrjetit Koordinues për Palmira, Osama al-Khatib ka thënë se ushtarët e Qeverisë ikën nga Palmira. “Ushtria iku si një institucion i shpërbërë”, tha ai, raporton AP.

Khatib shtoi se një numër i vogël i ushtarëve dhe anëtarëve të milicisë ka mbetur në qytet, së bashku me 120 familje që nuk ishin në gjendje të largohen nga Palmira.

Shteti Islamik ka shkatërruar shumë monumente gjatë pushtimit 10-mujor të Palmiraa, njërën nga trashëgimit më të lashta që është në listën e UNESCO-s, transmeton KosovaPress.

Xhihadistët në maj të vitit të kaluar kapën disa qytete në krahinën e Homsit, duke përfshirë Palmiran.