Rajon & Botë

Regjimi i Assad-it e mohon: S’i kemi varur 13.000 njerëz

Qeveria e Bashar al-Assadit i ka mohuar akuzat se 13.000 njerëz janë ekzekutuar me varje në një burg afër Damaskut, si pjesë e një fushate të vazhdueshme të torturimit dhe vrasjeve të disidentëve.

Në një raport, grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, theksoi se autoritetet siriane kishin organizuar në mënyrë të qetë dhe metodike vrasjen e mijëra njerëzve në qendrën e paraburgimit të burgut “Saydnaya”, transmeton Express.

Por, Ministria e Drejtësisë e Sirisë pohoi se të gjeturat e raportit janë “krejtësisht të pavërteta” dhe pjesë të një fushate njolluese.

“Media keq informuese dhe nxitëse e kanë kryer këtë raport të Amnesty për ta njollosur reputacionin e qeverisë së Assad-it në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas fitoreve të fundit ushtarake kundër grupeve terroriste,” ka thënë kjo ministri./Gazeta Express/