Siriani Xhaber Al Bakri, i cili u dyshua për përgatitjen e sulmit terrorist në Gjermani, në qelinë e burgut është vetëvrarë duke e shfrytëzuar bluzën që e mbante të veshur.
Sipas autoriteteve gjermane, ai ishte kontrolluar tërësisht nga rojet e burgut 15 minuta para të bënte vetëvrasje.
Drejtuesi i burgut ku ishte i burgosur Al Bakri, Rolf Jakob deklaroi se kontrolli ishte kryer në orën 7.30, ndërsa siriani kishte vdekur në orën 7:45 minuta.
Megjithatë, ministri i Drejtësisë, Sebastijan Gemkov deklaroi se Al bakri ishte shpallur i vdekur në orën 8:15 minuta.
Paraprakisht, ai ka thyer llambën në qelinë e tij, duke shkaktuar shkyçjen e energjisë elektrike.
Policia gjermane dhe prokuroria kanë vërejtur se ekziston rrezik nga vetëvrasja, por kanë konsideruar se nuk ka rrezik aktual.