Aktuale

Reforma në drejtësi, çelës për pranimin e Shqipërisë në BE

Këshilli për stabilizim-asocim ka mbajtur mbledhjen e tetë më mes të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian më 8 Shtator 2016.

Në raportin e publikuar nga ky këshill thuhet se vendi ka shënuar progres të mëtejshëm drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim në BE.

“Këshilli i Stabilizim Asocimit  theksoi konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 15 dhjetorit 2015, të cilat qëndrime vunë në pah angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në agjendën reformuese. Me atë rast, Këshilli theksoi se reforma në drejtësi mbetet çelësi për të çuar përpara procesin e pranimit të Shqipërisë në BE dhe mund të jetë transformues për reforma të tjera. Këshilli i Stabilizim Asocimit  konfirmoi se Shqipëria ka ruajtur një ritëm të përgjithshëm dhe të qëndrueshëm në zbatimin e masave të reformave në administratën publike”, thuhet në raportin e publikuar.

BE-ja përshëndeti ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në çështjet e të drejtave të njeriut./KP