Aktuale

Referendumi që shtroi rrugën e pavarësisë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me përkujtimin e 25 vjetorin e referendumit të pavarësisë së Kosovës, ku u tha bashkë me deklaratën e pavarësisë së vitit 1990, ishin themelet juridike e demokratike të shtetit të Kosovës, për liri e pavarësi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti tha se me shumicë absolute gati 1 milion njerëz pohuan vullnetin për pavarësinë e Kosovës në vitin 1991.

“Referendumi për pavarësi legjitimoi deklaratën e pavarësisë së 2 korrikut 1990. Këto ishin themelet juridike e demokratike të shtetit të Kosovës, për liri e pavarësi për vendin. Referendumi i 1991 me organizimin e pashoq dhe me votën, konfirmoi vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi. Prijësi historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, udhëhoqi Kosovën duke fituar lirinë. Me punën e madhe të qindra mijëra njerëzve pjesëmarrës në rezistencë aktive dhe sakrificën më sublime në luftën e kaluar. Referendumi i vitit 1991, shtruan rrugën e pakthyeshme për realizimin e pavarësisë së Kosovës një çështje ekzistenciale për ne atëherë dhe sot. Le të kuptojmë përherë lavdinë e ideatorëve dhe realizatorëve të referendumit për pavarësi para 25 viteve”, tha ai./KosovaPress/