Tri lagjet më të mëdha në komunën e Kamenicës: “Qëndresa”, “Iliria” dhe “Çamëria” po përballen me reduktime të ashpra të ujit.
Përfaqësuesit e këtyre lagjeve ankohen se kompania e ujësjellësit “Hidromorava” është duke bërë reduktime të ujit duke detyruar banorët të gjejnë alternative tjera për furnizim të ujit të pijes.
Ata pohojnë se banorët detyrohen që të shkojnë të mbushin ujë edhe në shkollat e mesme me qëllim që të lënë rezerva për përdorimin për ujë të pijes por edhe për pastrimin për nevojat e tyre personale.
Ata deklarojnë se kompania e ujësjellësit deri më tani nuk ka dhënë asnjë arsye për këto reduktime që ndodhin edhe gjatë ditës por edhe natën. Thonë se edhe faturimi që është duke u bërë konsumatorëve është i parregullt ngase atyre nuk është duke u ofruar shërbime si konsumatorë, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.