Aktuale

Reçica: Brenda dy javësh bëhet funksional komisioni për invaliditet

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, dhe Mirëqenie Sociale sot ka raportuar ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica lidhur me prioritetet dhe sfidat e Ministrisë.

Ministri Reçica theksoi se prioritet dhe objektivë për të mbetet krijimi i politikave për punësim dhe zvogëlim të papunësisë dhe implementimin e masave për ndihme sociale për nevojtar.

MMPS përballet me sfida për buxhet të pamjaftueshëm dhe për tregun jo formal të punës.

Përcaktimi i pagës minimale mbetet edhe një sfidë tjetër. Ai si sfidë ka përmendur edhe çështjen e veteranëve dhe formimin e Komisionit për përcaktimin e shkallës së invaliditetit.

Objektivë sipas tij mbetet punësimi i një anëtari në familje ku nuk ka të punësuar asnjë anëtarë. Po ashtu analiza e tregut të punës, zbatimi i kontratës kolektive.

Enver Hoti ka kërkuar zbatimin e ligjit për kategoritë e vesternëve të listës, sepse sipas tij, ky është një problem në vete.

Fatmire Kollcaku anëtare e Komisionit, tha se plani gjithëpërfshirës dhe ambicioz a mund të realizohet me buxhetin e ndarë për 2018. Ajo duke aluduar për rritjen e pagave në sektorin publik, kërkoi ta di nga ministri se a ka edhe rritje pensioneve. Ajo përmendi edhe çështjen e pushimit të lehonisë, ku sipas saj duhet të zgjatet edhe për gjashtë muaj.

Time Kadrijaj anëtare e Komisionit përgëzoi ministrin për futjen e veteranëve të luftës në vijën buxhetore, por kërkoi që më shpejt të bëhet funksional komisioni për verifikimin e shkallës së invaliditetit.

Haxhi Avdyli anëtar i Komisionit kërkoi të di sa do të punojë ministri për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, ku sipas tij, ka keqtrajtime në këtë sektor.

Bekim Haxhiu anëtarë ka ngurte çështjen e largimit të punëtorëve nga puna nga kompania KEDS, që sipas tij, është rreth 100. . Po ashtu ai ngriti çështjen e e mungesës së sigurisë në punë, i cili përmendi vdekjet e fundit në punishten e autostradës në kompaninë Bechtel Enka. Për krejt këto pyetje ministri Reçica është përgjigjur duke thënë se të gjitha çështjet e ngritura janë në prioritet dhe në objektivë.

“Ligji i ri i punës do të jetë komplet e i ri, për kontrata të punës, për lehonat do të përfshihen në këtë ligji. Për marrëveshjet bilaterale , për pensionet me Zvicrën jemi në prag të nënshkrimit të marrëveshje. Për inspektoratin e punës, askush në Kosovës nuk është ndier mirë për vdekjet në vend të punës. Do ta angazhimi që siguria në punë të jetë ashtu sic kërkohet”, ka thënë Reçica.

“Komisioni për përshkallëzimin e invaliditetit të invalidëve të luftës, brenda dy javësh do të jetë funksional dhe invalidët do t’i nënshtrohen verifikimit”, deklaroi ministri.

Sipas tij, ligji i ri do të adresojë goxha mirë edhe njohjen e stazhit të punës. Ai tha se nuk është i kënaqur për buxhetin e ndarë për 2018 për këtë Ministri, që sipas tij, nuk i plotëson të gjitha pritjet e tij./KosovaPress/