Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, të cilën e ka njoftuar për programin e Qeverisë së Kosovës me fokus rritjen e punësimit dhe marrëveshje për sigurinë sociale të cilat iu lehtësojnë qytetarëve qasjen në pensione.
Me theks të veçantë u diskutua agjenda evropiane e Kosovës, detyrat dhe obligimet të cilat dalin për MPMS-në. Ministri Reçica shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e MPMS ndaj agjendës evropiane dhe siguroi Apostolova, se tashmë agjenda evropiane është prioritet i MPMS-së.
Nga ana e saj, shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për përmbushjen obligimeve nga MPMS.
Ministri Reçica u dakordua se nevojitet një mbështetje nga BE-ja dhe theksoi se do të jetë i gatshëm të shtyjë agjendën evropiane përpara.