Kuzhina

Receta: Sallatë e ftohtë me oriz

Përbërësit:

* 300 gr oriz kokërrgjerë (mund të përdoret gjysmë për gjysmë me oriz kaf)

* 150 gr djathë kaçkavall të butë

* 100 gr bizele të ziera

* 100 gr ullinj të zinj pa bërthamë

* 10-15 kokrra domate qershi

* 1 spec të kuq ose të verdhë

* 2 kuti peshk ton në vaj (200 gr)

* 4-5 salsiçe të vogla

* 4-5 kastravecë të vegjël

* 1 tufë majdanoz

* pak majonezë ose vaj ulliri

Përgatitja:

Ziejmë orizin për rreth 12 minuta.

E shpëlajmë me ujë të ftohtë të bollshëm dhe më pas pasi kemi grirë përbërësit me radhë i bashkojmë dhe sallatën e vendosim në frigorifer për një orë.

I hedhim pak vaj ulliri në fund dhe e servirim.