Rajon & Botë

Rebelët pro-rusë vrasin 5 ushtarë ukrainas

Zyrtarët ukrainas njoftojnë se pesë ushtarë ukrainas janë vrarë në luftimet më të fundit kundër rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ukraina dhe rebelët kanë shkëmbyer akuza për armiqësitë që shpërthyen dje pasdite, transmeton Express.

Ushtria ukrainase po ashtu ka thënë se gjashtë ushtarë të tjerë janë lënduar dhe pohoi se 20 rebelë janë vrarë.

Ndërkohë, rebelët kanë thënë se dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë zhdukur në anën e tyre dhe pohuan se 10 ushtarë ukrainas janë vrarë në betejë, sipas agjencive ruse të lajmeve.