Aktuale

Reagon Zyra e Gjuriqit, dënon incidentin e mbrëmshëm në Zveçan

Zyra serbe për Kosovën ka dënuar incidentin në Zveçan, ku mbrëmë i është djegur vetura ish-kryetarit të kësaj komune,  Dragisha Miloviq.

Në deklaratën e zyrës së Marko Gjuriqit thuhet se “Populli serb në Kosovë është i ekspozuar vazhdimisht ndaj sulmeve dhe kërcënimeve, si dhe incidenti i mbrëmshëm, i cili ka ndodhur në afërsi të kopshteve të fëmijëve dhe banesave, sigurisht që të sjellë ankth dhe shqetësim”.