Aktuale

Reagon Vlora Dumoshi pasi ia hakuan profilin

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, në ditën e parë të punës së saj në detyrën e re është përballur me probleme.

Në fakt, ajo ka bërë të ditur se dikush ka hapur një profil të rremë në emër të saj në Twitter dhe ka postuar lajme të rreme.

“Sapo u njoftova se dikush ka hapur një llogari të rrejshme në emër timin në rrjetin social Twitter dhe të njëjtën e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rrejshme -fake news. Dua të ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Twitter. Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, departamentin e krimeve kibernetike. Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim”, shkruan Dumoshi në Facebook.

Ndryshe, në një llogari në Twitter, me emrin e ministres Dumoshi, sot ka publikuar disa postime ku thuhej se ka vdekur shkrimtari Ismail Kadare.

Postimet janë shkruar në gjuhën angleze dhe në njërin prej tyre thuhet se lajmin për vdekjen e Kadaresë, ministres Dumoshi ia ka konfirmuar homologia e saj nga Shqipëria, Elva Margariti.

the authorGazetaKNN