Aktuale

Reagon Vetëvendosje pas emërimeve në AKI: U nda kulaqi mes PDK-së dhe AAK-së

Deputeti i zgjedhur I LVV-së Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vendimit të presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj për emërimin në krye të AKI-së  dhe sekretariatit të Përgjithshëm të Kreshnik Gashit dhe Burim Ramadanit.

Bajqinovci me një shkrim në rrjetin social Facebook thekson se u nda kulaqi mes PDK-së dhe AAK-së.

Ai thotë se këto dy parti kanë kapur pozitat kyqe të dy insititucioneve të sigurisë.

Postimi i plotë:

PDK dhe AAK e kapin AKI-në dhe Inspektoriatin e AKI-së duke i emëruar eksponentët e vet në pozita kyqe.
Ish- Sekretari i MPJ-së Kreshnik Gashi në kohën kur Hashim Thaçi ishte minister i jashtem u emërua drejtor i AKI-së.
Burim Ramadani zyrtar i AAK-së emërohez Kryeinspektor i AKI-se.
U nda kulaqi PDK dhe AAK./Front Online/

the authorGazetaKNN