Hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik.
Kështu ka thënë kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në një reagim në Fb. “Sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike. Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në lirinë e mediave, agjendën shtetërore dhe debatin politik”, ka shkruar ai.