Aktuale

Reagon Shpend Ahmeti për sulmin ndaj gruas rome: Turp për të gjithë ne

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në profilin e tij zyrtar ka shprehur indinjatën për sulmin që iu bë përsëri gruas rome në qytetin e Ferizajit.

“Kur dikush sulmohet njëherë, e sulmi paralajmërohet prapë, e shteti deklarohet që po e merr në mbrojtje e pas një dite ai person sulmohet prapë brutalisht, çka me ba me këtë shtet?

Perveç turpit të përgjithshëm që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit, prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren.”

Ahmeti ka shkruar se ne si shoqëri duhet të reagojmë dhe ti mësojmë fëmijët tanë që mos të kenë paragjykime ndaj të tjerëve.

“Të gjithë neve që jemi prind, ta përkujtojmë të reagojmë sa herë që e dëgjojmë fëmijët tonë kur shprehin ksenofobi, kur kanë paragjykime, kur përdorin fjalë fyese. Tolerimi i paragjykimeve e ksenofobisë sjellë mentalitete të turmes dhe sulme të tilla”.