Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë sot se ai e respekton votën e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, dhe se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Britaninë e Madhe do të vazhdojnë.
“Populli i Britanisë së Madhe ka folur, dhe ne respektojmë vendimin e tyre,” tha Obama në një komunikatë për media, transmeton Gazeta Express.
“Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian do të mbesin partnereve të domosdoshme të Shteteve të Bashkaura edhe pse ato kanë filluar t’i rinegociojnë marrëdhëniet e tyre të vazhdueshme,” përfundoi ai.