Zavendëskryetari i PDK’s, Enver Hoxhaj ka reague ndaj sulmit fizik ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit.
Hoxhaj përmes nji postimi në Facebook, ka shkrue se tendenca e theksueme për me ndjell frigë përmes sulmeve fizike te anëtarët e PDK’s nuk ka me arritë me ndalë angazhimin dhe punën në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Postimi i plotë:
Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është i papranueshëm dhe qyqar.
Tendenca e theksuar për të ndjellur frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.