Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka reaguar ndaj pretendimeve se shteti tij ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Maqedonisë.
Ai I ka quajtur absurd këto pretendime, duke rikujtuar ndihmën financiare që SHBA-të kanë dhënë Maqedonisë.
“Ky angazhim është reflektim i përkushtimit tonë të thëllë për sundimin e së drejtës që t’i ndihmojmë njerëzve në Maqedoni në zgjidhjen e krizës aktuale politike, për zhvillimin e institucioneve të fuqishme demokratike dhe ecjes para drejt BE-së dhe NATO-së. Ky përkushtim mbetet i fuqishëm”, ka shkruar Baily nder të tjerash në Facebook./KP