Një ditë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq për në Turqi, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, raporton Periskopi.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është duke i përcjellë nga afër ngjarjet e djeshme, ku u arrestuan gjashtë shtetas turq.
Delawie thotë se se transparenca dhe përkushtimi për një proces të rregull dhe sundim të ligjit janë jetike.
“Duke i përcjellë nga afër ngjarjet e djeshme. Transparenca dhe përkushtimi për një proces të rregull dhe sundim të ligjit janë jetike”, thotë ambasadori amerikan. /Periskopi