Albin Kurti, i nominuari i Vetëvendosjes për kryeministër ka reaguar pas exit pollit që e nxjerr Vetëvendosjen si të dytën në zgjedhjet e sotme me 30 për qind të votave.
Ish-lideri i VV’së thotë se do të mbrohet çdo votë dhe se numërimet përfundimtare do të jenë më të mira se exit polli.
Shkrimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Të nderuar miq
Lajmet që po vijnë nga përfaqësuesit tanë në të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit janë më të mira e më të sakta se çdo anketë apo “exit poll”.