Aktuale

Reagimi i vonuar i kryetarit të Istogut për vrasjen e policit

Një ditë pas vrasjes së policit Izet Demajt i cili ndërroj jetë teksa po ballafaqohej me një grabitës, ka reaguar kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova.

Një reagim i tij i bërë një ditë pas vrasjes, e cila tronditi çdo qytetarë të Kosovës, e nxiti reagime në momentin kur u dha lajmi të çdo udhëheqësi shtetëror, ka bërë atë të jetë i vonuar.

Kryetari Rugova ka treguar se Demaj ishte mik i tij, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes.

“Izet, lajmi për vrasjen tënde në krye të detyrës më tronditi dhe mërziti shume. Me vdekjen tënde humbëm një mik të mirë, një luftëtar dhe një polic të guximshëm.
Ke qenë dhe do mbetesh shembull si mbrohet jeta e qytetarëve dhe vendit tënd. Çdo herë ishe aty kur vendi kishte nevoj për ty. Ishe hero i luftës në Koshare, sot u bëre hero i paqes.
Izet miku im do të më mungosh shumë mua dhe të gjithë qytetarëve të Istogut.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Demaj, për Policinë e Kosovës, për miqët dhe të gjithë qytetarët e Istogut.

Kujtimi për ty do jetë i përjetshëm” ka shkruar Haki Rugova në Facebook.