Aktuale

Reagimi i kryeministrit për ngjarjen me dy policë – Ka një premtim për familjarët

Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është e dhimbshme dhe trishtuese ngjarja ku dy policët Armend Trena dhe Malsor Dashi, në krye të detyrës, në rrethana ende të panjohura plotësisht, ranë në lumin Lepenc.

Edhe Haradinaj, sikurse Limaj kanë ngjallur dyshime për mënyrën si ka ardhur tek aksidenti.

“Gjetja e trupit të policit Armend Trena pas 10 ditë kërkimesh, po e përmbyllë rrugëtimin plot ankth, për gjithë ata që pa ndalë u angazhuan ditë e natë dhe pa kursyer asgjë për të kërkuar me ngulm në lumin e rrëmbyer trupat e tyre. E dhimbshme dhe trishtuese e gjithë ngjarja, ku dy policët tanë Armend Trena dhe Malsor Dashi, të rinjë dhe në krye të detyrës, në rrethana ende të panjohura plotësisht, ranë në lumin Lepenc”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur ngushllime për familjarët dhe u ka premtuar atyre që qeveria e Kosovës, do të qëndrojnë pranë për si tha ai përballjen me humbjen e më të dashurve të tyre.

“Ndajmë dhimbjen me familjarët e policëve për këtë tragjedi që u ndodhi dhe si Qeveri e vendit, zotohemi që do t’u qëndrojmë pranë për t’u përballur me humbjen e më të dashurve të tyre.”, ka shkruar kryeministri.

Në fund kreu i qeverisë shprehi falenderime për njesitet e Policisë, FSK-së, Emergjencës dhe të gjithë atyre që kontribuan për gjetjen e dy policëve.

Një falenderim i veçantë për gjithë njesitet e Policisë, FSK-së, Njësitet e Emergjencave, zhytësit, vullnetarët, për gjithë ato vajza e djem që nuk u dorëzuan për t’i gjetur trupat e pajetë të policëve tanë. Armend dhe Malsor, pushoni të qetë! U qoft i lehtë dheu i Kosovës”, ka përfunduar shkrimi i Haradinajt.