ShowBiz

Reagimi i bashkëshortes së Xhakës pas vendimit të FIFA-s

Ndeshja Zvicër-Serbi vazhdon të jetë më e komentuara aktualisht.
Kjo për shkak se dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pasi shënuan për Zvicrën, kanë festuar me simbolin e shqiponjës, shkruan lajmi.net.

Serbia ishte ankuar me pretendimin se ishte veprim politik, andaj FIFA ka dënuar me para Xhakën, Shaqirin dhe futbollistin zviceran, Sefan Lichtsteiner, për simbolin e shqiponjës.

Ky vendim ka bërë që të ketë reagime të shumta, ishte bashkëshortja e Granitit, Leonita ajo e cila ka postuar një foto të tij pas vendimit për dënimin e futbollistëve.

Është imazhi i ndarë nga momenti kur Graniti kishte festuar me shqiponjë pas golit. /Lajmi.net/