Liderët e vendit kanë publikuar fotografi nga takimet që i zhvilluan në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me ish Presidentin amerikan Bill Clinton, ish sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe gjeneralin e NATO’s, Wesley Clark.
Edhe presidenti Thaçi e ka bërë një gjë të tillë, por ka gabuar personin kur e ka etiketuar në Tëitter. Kështu Express raportoi dje për gabimin e Presidentit që kishte bërë, në publikimin ku kishte treguar se e kishte dekoruar sekretaren me Medaljen presidenciale të Lirisë.
Por, Presidenti, në vend të Madeleine Albright, ka etiketuar një Madeline tjetër, që në Twitter quhet Madeline Eskind.
Edhe pse lajmi u përhap gjatë ditës së djeshme më të madhe, Presidenti ende nuk e ka rregulluar gabimin në rrjetin social. Kështu ka çuar që gruaja me emrin Madeline Eskind t’i përgjigjet presidentit përmes Twitterit.
“Bën përkuljen më të pa merituar të të gjitha kohëve”, ka shkruar ajo, derisa ka ripublikuar postimin e Presidentit Thaçi me emrin e saj në të, transmeton Gazeta Express.